Rexhep Tajip Erdogan i është rikthyer toneve nacionaliste, përpara zgjedhjeve të 14 majit në Turqi. Ai deklaroi se Egjeu dhe Mesdheu Lindor janë shtyllat kryesore të “Atdheut Blu”.
“Egjeu dhe Mesdheu Lindor janë një nga shtyllat kryesore të Atdheut tonë Blu dhe ne do të mbrojmë interesat legjitime të vendit tonë duke përdorur të gjitha aftësitë tona.
Hapat e Greqisë që shkelin ligjin dhe traktatet ndërkombëtare kërcënojnë sigurinë e Turqisë në Egje dhe në Mesdhe. Konkurrenca rajonale energjetike po rritet”, tha ai.
Presidenti turk përsëriti lumturinë e tij edhe për shndërrimin e Hagia Sophia në xhami.
“Në të kaluarën thonin se diçka e tillë nuk do të ndodhte, se nuk do të guxonin. Ne dëshmuam se gjithçka mund të bëhet. Ka shembuj të tillë si humbja e puçistëve deri te rihapja e Hagia Sophia si xhami dhe operacionet përtej kufijve,” tha ai.
/abcnews.al