Ditën e mërkurë, më datë 12 prill, Milan do të ndeshet me Napolin për ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Champions League.
Një lajm i keq për Napolin, pasi Victor Osimhen duket se nuk do të jetë në gjendje të luajë nesër mbrëma kundër kuqezinjve. Të kaltërit e Spallettit do të duhet të bëjnë pa bomberin e tyre kryesor, por edhe Rasspadori mbetet në dyshim.
Këtë gjë e ka konfirmuar edhe vetë presidenti i klubit italian, De Laurentiis.
“Victor nuk është në gjendje të luajë, për fat të keq. Ne shpresojmë ta rikthejmë atë sa më shpejt të jetë e mundur, ndoshta në datën 18 në “Maradona Stadio”, ka thënë De Laurentiis sipas mediave italiane./ h.ll/abcnews.al