Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Presidentja Osmani: Serbia synon ta marrë Kosovën, siç bëri Rusia me Krimenë

schedule10:42 - 11 Prill, 2023

schedule 10:42 - 11 Prill, 2023

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani deklaroi se Serbia po përdor teknikat e Rusisë për të frikësuar Kosovën.

Deklaratën, Osmani e dha gjatë një interv iste për The Sun, ku shtoi se në Ballkan po krijohet një situatë e rrezikshme dhe e krahasoi atë me aneksimin e Krimesë nga Rusia në vitin 2014.

Osmani u shpreh se nuk ka ndonjë rrezik për pushtim, por nënvizoi se taktikat që po përdor Serbia janë shqetësuese.



Sipas saj, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç është “thellësisht i lidhur” me Putinin, duke shtuar se Serbia synon ta marrë territorin e Kosovës, ashtu siç bëri Rusia me Krimenë.

Serbia ka rreth 48 baza ushtarake rreth kufirit të vendit të tij me Kosovën – ashtu si Rusia grumbulloi forcat e saj përpara se të futej në Krime në 2014 dhe përsëri në Ukrainë më gjerë në 2022.

“Unë besoj se Vuçiç po tregon qëllimin e tij,” tha ajo gjatë intervistës.

Osmani i kërkoi Perëndimit të vazhdojë t’i mbështesë ata, duke paralajmëruar se konflikti në Ballkan do të destabilizojë më tej një Evropë tashmë të brishtë.

“Ky nuk është një problem i largët. Paqja në Ballkanin Perëndimor është shumë e lidhur me paqen në Londër, në Nju Jork, në Washington, në Paris, në Berlin, sepse historia tregon se mungesa e paqes dhe sigurisë në Evropë është mungesë e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare. Dhe kjo mungesë paqeje dhe sigurie në Ballkanin Perëndimor do të thotë se është një Evropë e destabilizuar”, ka shtuar ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!