Leicester ka njoftuar ardhjen e Dean Smith si trajner të ri të ekipit të tyre të parë. Nga sot ai do të marrë vendin e tij në krye të stërvitjes për ndeshjen e së shtunës kundër Manchester City.
Smith drejtoi Norwich në Championship këtë sezon deri më 6 janar, kur u shkarkua.
Me të rikthehet edhe Craig Shakespeare, i cili në vitin 2017 ishte në stol në postin e Ranierit, duke arritur deri në çerekfinale të Champions League./ h.ll/abcnews.al