Arbër Lika është i njohur nga të gjithë si Arbër Comedy në platformën TikTok përmes videove humoristike që realizon. Ai bën batuta, situata dhe improvizime të ndryshme, të cilat janë bërë virale kudo.
I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Arbëri ka treguar fillimet e tij në TikTok dhe se si e ndihmoi motra të bëhej i ndjekur nga të gjithë.
“E gjitha ka nisur verën e kaluar ku si shumë të rinj që kanë hapur platformën TikTok, hapa dhe unë. Por në fillim fare kam qene thjesht si një vëzhgues, edhe duke parë kam thënë se çfarë kanë këta më shumë se mua. Edhe dita-ditës fillova duke bërë video, që të rritesha edhe më shumë me videot e mia. Por më ka ndihmuar shumë edhe motra ime që është një mentore marketingu, në tregun amerikan dhe atë shqiptar. Ajo më ka ndihmuar më shumë për pjesën e strategjisë si të rris folloëers-at, si të bëjë videot virale.
Një video virale duhet kryesisht ta mbash audiencën gjallë që në momentin që fillon video, 2-3 sekondat e para janë pikat kyçe që personi të shoh videon dhe mos t’i bëj skip, sepse nëse e pëlqen videon 2-3 sekondat e para, ai e ndjek këtë video deri në fund. Sidomos duke shkruajtur titrat sepse njerëzit fokusohen te pjesa e titrave, në momentin që shikojnë një video”, u shpreh ai.
Më tej, Arbëri foli dhe për tipin e tij shumë gazmor, ndërkohë që në pamje të parë ngjan si një djalë tepër serioz.
“Tipi im është në dy anë të ndryshme, në pamje të parë, unë ngjaj si një djalë serioz, që nuk ka lidhje fare me shakanë. Por ata që më njohin, për shoqërinë dhe të gjithë e dinë shumë mirë që unë jam tip shakator, që të bëj për të qeshur me batutat dhe tipin tim. Edhe thash, pse jo, ta provoj dhe në platformat sociale, siç janë TikTok, Instagram, për të kuptuar shumë se kush jam”, tha ai./abcnews.al