Një video në rrjetet sociale tregon një nuse duke qëlluar katër plumba në ajër teksa ishte ulur pranë burrit të saj.
Policia lokale njoftoi se ka hapur një rast kundër nuses së re, e cila është në arrati, transmeton BBC.
Të shtënat në dasma janë të zakonshme në disa shtete veriore të Indisë dhe shpesh rezultojnë në lëndime dhe madje edhe vdekje.
Sipas ligjit indian, kushdo që përdor një armë zjarri “në mënyrë të pakujdesshme ose festive”, duke vënë të tjerët në rrezik, mund të përballet me burg ose gjobë, ose të dyja./abcnews.al