E rëndë në Beograd/ Fqinji vret me thikë të miturën dhe plagos dy të tjerë

schedule15:36 - 10 Prill, 2023

schedule 15:36 - 10 Prill, 2023

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytetin e Serbisë, Beograd, këtë të hënë.

Një 38-vjeçar është futur në banesën e një prej fqinjëve të tij duke i sulmuar me thikë, shkruan Telegraf.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se autori ka vrarë një 15-vjeçare dhe ka plagosur dy persona të tjerë, të cilët mendohen se janë prindërit e vajzës.

Dyshohet se 38-vjeçari është me probleme të shëndetit mendor dhe ndodhet në arrati./abcnews.al