Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e shkëputjes së ashensorit në një ndërtesë në lagjen “Emshir” në Prishtinë. Zëdhënësja e policisë Flora Ahmeti ka thënë për mediat në Kosovë se në momentin kur është shkëputur ashensori kanë qenë brenda nëntë persona.
Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor ndërkohë që policia në koordinim me prokurorinë dhe institucionet kompetente po merren me rastin.
“Dje rreth orës 19:00 kemi pranuar informatën për një incident (rënie e ashensorit) në lagjen “Emshir” në Prishtinë, saktësisht në një ndërtesë në rrugën “Hysni Gashi” ku janë lënduar 3 nga 9-të personat të cilët ishin në një ashensor”, ka thënë Ahmeti./abcnews.al