Ferdinand Shehu kërkesë për të kthyer 1.5 milionë eurot e sekuestruara

schedule15:19 - 15 Gusht, 2019

schedule 15:19 - 15 Gusht, 2019

Shtyhet në Gjykatën Penale të Tiranës seanca për shqyrtimin e kërkesës së ish-drejtorit të Aluiznit, Ferdinand Shehu, të cilit iu sekuestruan 1.5 milionë euro. Seanca është shtyrë nga mungesa e prokurorit të çështjes për shkak të lejes.

Ish-drejtori i Aluiznit kërkon t’i kthehen paratë e sekuestruara, pasi pretendon se ato nuk janë të paligjshme. Ferdinand Shehu nëpërmjet një banke private, ka tentuar transferimin e 1 milionë eurove jashtë vendit, me justifikimin për investime financiare, ndërkohë 500 mijë euro të tjera i ka vendosur në depozitë me afat.

Shehu akuzohet për “Pastrim të produkteve të veprës penale”, duke kryer disa investime në pasuritë e paluajtshme./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!