Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Klopp nuk “ngopet” me barazimin: Merituam më shumë, Arsenali duhet të jetë i kënaqur me 1 pikë

schedule09:58 - 10 Prill, 2023

schedule 09:58 - 10 Prill, 2023

Tekniku i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka folur pas përfundimit të ndeshjes së madhe e cila u luajt ditën e djeshme mes Liverpoolit dhe Arsenalit, e cila përfundoi me rezultatin e barabartë 2-2. Të kuqtë u ndodhën fillimisht në disavantazhin e dy golave, por gjatë minutave të lojës ata barazuan rezultatin, por edhe provuan të realizonin një përmbysje të madhe.

“Ishte një ndeshje e hapur, plotësisht e hapur. Ata shënuan në rastin e parë që patën dhe më pas shënuan edhe të dytin. Reagimi ynë ishte pozitiv. Ishte një lojë spektakolare në fund.

Arsenali bëri mirë, por duhej të humbiste, një pikë për ta është shumë. kishim disa mundësi për të shënuar, por nuk arritëm të finalizonim si duhet. Ai gol i shpejtë i ndihmoi shumë”, u shpreh gjermani për “Sky Sport”./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!