Taylor Swift u nda në mënyrë miqësore me aktorin britanik disa javë më parë. Lajmin e ndarjes e ka raportuar ekskluzivisht gazeta ETOnline. “Prej gjashtë vitesh na është dashur të shmangim thashethemet e çuditshme, tabloidet dhe thjesht t’i injorojmë ato”, kishte thënë këngëtarja e njohur.
“Marrëdhënia sapo kishte përfunduar. Kjo është arsyeja pse Alwyn nuk është shfaqur në asnjë nga koncertet e saj”, shkruan ETOnline.
Taylor Swift dhe Joe Alwyn e nisën lidhjen e tyre në vitin 2016 dhe deri në tetor 2022 ata “po kalonin mirë” dhe “lidhja e tyre është shumë e fortë”, siç tha një burim i afërt me çiftin.
“Unë e di që njerëzit duan të dinë për atë anë të gjërave,” tha ai për British Vogue, duke iu referuar Swift. “Unë mendoj se ne e kemi ruajtur me sukses privatësinë tonë dhe ky është tani një fakt për njerëzit.”/abcnews.al