Macron: Evropa nuk duhet të ndjekë SHBA-në e Kinën, për Tajvanin

schedule13:47 - 9 Prill, 2023

schedule 13:47 - 9 Prill, 2023

Presidenti francez Emmanuel Macron refuzon të hyjë në logjikën e blloqeve dhe i kërkon Evropës të mos ndjekë SHBA-në apo Kinën për çështjen e Tajvanit.

Macron në një intervistë të dhënë së fundmi për mediat ka deklaruar se gjëja më e keqe është që evropianët të ndjekin çështjen e Tajvanit dhe ti përshtatemi ritmit amerikan apo reagimit kinez.

“Gjëja më e keqe do të ishte të mendonim se ne evropianët duhet të ndjekim çështjen e Tajvanit dhe t’i përshtatemi ritmit amerikan apo reagimit të tepruar kinez.

Prioriteti ynë nuk është të përshtatemi me axhendën e të tjerëve në të gjitha rajonet e botës,” thotë ai.

Ndër të tjera ai ka theksuar se pse duhet të përshtatemi me ritmin e të tjerëve kur si bllok mund të ndjekim një tjetër logjikë përsa i përket kësaj çështje.

Presidenti francez diskutoi çështjen e Tajvanit me homologun e tij kinez Xi Jinping dhe, siç njoftoi presidenca franceze, “diskutimi ishte i dendur dhe i sinqertë”, ndërsa Macron tërhoqi vëmendjen për akumulimin e tensioneve në rajon, “të cilat mund të çojnë në një aksident i rëndë”.

Në intervistën e tij, presidenti i Francës argumenton se Evropa duhet të luftojë për autonomi strategjike dhe paralajmëron për intensifikimin e konfliktit midis dy poleve të përfaqësuara nga Shtetet e Bashkuara dhe Kina dhe për rrezikun që “nuk ka më as kohë, as mjete, për të financuar këtë autonomi strategjike”.

Gjithashtu presidenti i Francës kërkon forcimin e mbrojtjes evropiane dhe përshpejtimin e betejës për energjinë bërthamore dhe të rinovueshme në Evropë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!