I pranishëm në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së nesërme të Kampionatit spanjoll të futbollit, La Liga, tekniku i “galaktikëve” të Real Madrid, Carlo Ancelotti foli dhe procesin e rinovimit të kontratave të Toni Kroos e Luka Modric.
Në fjalën e tij, Ancelotti pranoi se rinovimet e kontratave të Kroos e Modric janë më afër se kurrë, me “arkitektët” e mesfushës së “madrilenëve”, që aktualisht janë në vitin e tyre të fundit në kontratë.
“Kanë bërë disa hapa përpara, e di që palët po flasin”,- është shprehur në fjalën e tij, tekniku Ancelotti. /i.m /abcnews.al