Kvaratskhelia është kthyer në “idhull”, çifti nga Napoli pagëzojnë fëmijën me emrin e gjeorgjianit

schedule18:42 - 7 Prill, 2023

schedule 18:42 - 7 Prill, 2023

“Blutë” e Napolit po zhvillojnë një sezon të jashtezakonshëm, teksa mund të quhen me plot gojën “hirushja” e Evropës, të këtij sezoni, ku pas 33 vitesh pritje janë shumë afër fitimit të “scudetto”-s në Itali, që viti 1990 kur Diego Armando Maradona ishte pjesë e jugorëve italianë.

Këtë herë ata po bëjnë një sezon brilant, kanë 16 pikë më shumë se vendi i dytë dhe është thuajse e sigurt që do të dalin kampionë, ku padyshim protagonistët aboslut të këtij sezoni janë Victor Osimhen e Kvicha Kvaratskhelia.

Gjeorgjiani, i cili është surpriza më e këndshme në të gjithë Evropën dhe luan futboll të jashtëzakonshëm me shumë gola dhe asistime, tashmë është një idhull në Napoli, ndaj një çift vendosi që foshnjës së porsalindur t’i vendosë emrin Kvicha në nder të tij. Prindërit Armando dhe Clara pritën një fëmijë mashkull të shëndetshëm më 31 mars në klinikën “Shën Patricia” dhe vendosën të pagëzojnë Daniele Kvicha. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!