“Nuk ka përplasje brenda PD në Shkodër”, Bardh Spahia: Do të fitojmë më thellë se në 6 Mars

schedule17:45 - 7 Prill, 2023

schedule 17:45 - 7 Prill, 2023

Kryebashkiaku aktual dhe kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Shkodrën, Bardh Spahia dha një intervistë për “News Line” në Abc News, ku shprehu bindjen se do të arrijë një rezultat më të thellë se më 6 Mars. Ai shtoi se 6 Marsi konfirmoi se demokratët e vërtetë në Shkodër nuk kanë asnjë alternativë tjetër.

“Struktura e PD Shkodër është pothuaj e njëjtë, me përjashtime të vogla krahasuar me para datës 6 mars. E njëjtë që në fillimin e kësaj përçarje brenda partisë dhe shifrat e vërtetuan një gjë të tillë. Kam kënaqësinë që të konstatoj që ai numër votuesish zgjodhën përfaqësuesit e vetë deklaruar të partisë së Lulzim Bashës, tanimë janë thellësisht në mbështetje të alternativës së PD të vërtetë. Nuk mund të ishte ndryshe pasi janë të gjithë demokratë. Nëse mbani mend që në momentet e para të fitores time, thirrja ime ka qenë e qartë që të gjithë demokratët të bashkohen.”, tha ai.

Duke iu përgjigjur pyetjes nëse brenda degës së PD në Shkodër ka përplasje përpos problemeve që kanë prekur partinë, ai tha:

“Nuk ka asnjë përplasje. Ka vetëm tendencën për t’u bashkuar akoma më shumë në një front opozitar që synon largimin e Ramës dhe qeverisjes së tij. Ka vetëm pozitivitet dhe bashkim frymë bashkëpunimi, frymë fillimi të një fushate që synon një fitore më të thellë se ajo e datës 6 mars të një viti më parë, çka është një garanci se fryma e këtij ndryshimi të madh do të fillojë nga Shkodra dhe do të përfshirë Shqipërinë.“/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!