Dita botërore e shëndetësisë/ Ilaçet e diabetit falas, mjekja: Të moshuarit të paraqiten te mjeku i familjes

schedule16:08 - 7 Prill, 2023

schedule 16:08 - 7 Prill, 2023

Prej vitesh Resmiu dhe bashkëshortja e tij vuajnë nga diabeti.   Vetëm për të monitoruar nivelin e sheqerit në gjak çdo muaj shpenzojnë minimalisht rreth  3 mijë e 700 lekë pasi një fishë kushton 50 lekë.

Ndërsa  familja  Bregu shpesh mbështetej tek vajza faramaciste  Hanke Hoxha  thotë se pamundësia financiare ja ka bërë të vështirë  mbajtjen nën kontroll të diabetit.

Prej marsit  të moshuarit  mbi 65 vjeç  fishat për matjen  e nivelit të sheqerit në gjak i përfitojnë falas, për këtë ata duhet të paraqiten tek mjeku i familjes.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë deri tani fishat e diabetit  I kanë përfituar pa pagesë më shumë se 35 mijë të moshuar. Më herët  fishat me rimbursim i përfitonin moshat nga 0 deri në 25 vjeç.