Nëna braktis fëmijën në një supermarket në Teksas: Ishte i pushtuar nga demonët

schedule14:04 - 7 Prill, 2023

schedule 14:04 - 7 Prill, 2023

Autoritetet amerikane kanë nisur kërkimet për një çift që braktisën fëmijën e tyre gjashtëvjeçar në një supermarket, me nënën e tij që pretendon se ai është “i pushtuar nga demonët”.

Djali kishte disa probleme në mushkëri, siç raportohet nga shtypi britanik. Vogëlushi Noel Rodriguez Alvarez u raportua i zhdukur më 20 mars në Everman. Autoritetet amerikane kanë frikë se djali gjashtë vjeçar ka vdekur.

Herën e fundit që banorët vendas e panë Noelin ishte në tetor 2022. Fëmija ishte i pisët dhe i kequshqyer, sipas rrëfimeve të tyre.

Siç përmend botimi përkatës, Cindy neglizhoi sistematikisht kujdesin e Noel-it .  Përveç kësaj, ajo i kishte thënë nënës së saj se djali i vogël është i “pushtuar” dhe për këtë arsye besonte se ai do të dëmtonte fëmijët e tjerë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!