Daçiç nis turin në Azinë Qendrore: Kirgistani nuk do e njohë pavarësinë e Kosovës

schedule16:33 - 6 Prill, 2023

schedule 16:33 - 6 Prill, 2023

Zëvendëskryeministri, njëherësh ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç ka nisur një tur në Azinë Qendrore.

Në Kirgistan, ku u takua me zyrtarë të lartë vendas, Daçiç u shpreh se ky shtet nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, shkruan RTS.

“Dua të them se qëndrimet e tyre janë ende shumë të prera, thonë se nuk do ta njohin kurrë pavarësinë e shpallur në mënyrë të njëanshme të Kosovës”, theksoi shefi i diplomacisë serbe.

Ai shtoi se beson se bisedat e tij me ministrin e Punëve të Jashtme, Zhenbek Kulubaev dhe presidentin Sadir Zhaparov ishin shumë të dobishme dhe do të paraqesin një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit me Serbinë./abcnews.al