Berat Gjimshiti duket se e ka kaluar tërëisht dëmtimin muskular e 11 marsit dhe tashmë 30-vjeçari është gati të zbresë në fushën e blertë për “bergamaskët” që këtë fundjavë, me këta të fundit që do të presin në arenën, “Geëiss Stadium”, Bolognan në një përballje ku kërkohet vetëm fitorja.
Atalanta tashmë ka hyrë në fazën më “të nxehtë” të sezonit, me djemtë e teknikut Gasperini, të cilët po luftojnë në garën “e ethshme” për një “biletë”, Champions-i për sezonin e ardhshëm.
Gjimshiti pritet ta nisë si titullar sfidën e radhës në Serie A, ndërsa pritet që ai të zërë vendin e Rafael Toloit, i cili është i pezulluar për shkak kartonash. /i.m /abcnews.al