Dekani i Skulpturës: Sikur vetëm një student të të motivojë të shkosh në klasë është fat

schedule12:32 - 6 Prill, 2023

schedule 12:32 - 6 Prill, 2023

Sadik Spahija është një skulptorët më të njohur të vendit tonë. Ai prej vitesh përveç realizon skulptura shumë të veçanta, jep edhe mësim për studentët e rinj. Aktualisht është dekan në departamentit e Skulpturës në Universitetin e Arteve.

Gjatë intervistës në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News, Spahija nuk nguroi të fliste për këtë pjesë, duke e konsideruar mësimdhënien shpresëdhënëse dhe shpresëmarrëse.

Sipas Spahijas, sikur vetëm një student të të motivojë të shkosh në klasë, është fat, pastaj kur janë shumë është fat i madh.

“Gjithmonë pritshmëritë tona janë që ajo vjen pas nesh të jetë më e mirë se ajo që kemi bërë ne. Gjithmonë ka studenta të talentuar. Edhe kur jemi në periudhë optimiste për shoqërinë kur vijnë grupe të mëdha fëmijë të talentuar, por edhe në periudha pesimiste ka fëmijë të talentuar. Ka raste që të dali edhe ndonjë element i veçantë. Pra, puna e të dhënit mësim, është një punë shpresëdhënëse dhe shpresëmarrëse. Sikur vetëm një student të të motivojë të shkosh në klasë, është fat, pastaj kur janë shumë është fat i madh”, u shpreh ai./abcnewsa.al