VIDEO/ “Klasikja” hollandeze ndërpritet sërish, “ultrasit” e Feyenoord godasin mesfushorin e Ajax

schedule21:46 - 5 Prill, 2023

schedule 21:46 - 5 Prill, 2023

Pas ndërprejes së gjysmë-finales së dytë të Kupë së Hollandës mes Feyenoord e Ajax në fillimin e lojë pasi tifozët i vunë “flakën” stadiumit të Roterdamit me mjete piroteknike, tashmë ultrasit e Feyenoord, të cilët njihen për veprime të shëmtuara në botën e futbollit në Hollandë kanë goditur me sende të forta mesfushorin e Ajax Devy Klassen, në minutën e 62′-të të sfidës.

Kësisoj gjyqtari është detyruar të ndërpresë përkohësisht ndeshjen. Një situatë aspak normale, kur bëhet fjalë për nivele të tilla si futbolli elitar holandez. Për më tepër shikoni pamjen e momentit kur Klasen goditet me sende të forta nga tribuna. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI VIDEON: