Ceferin: Superliga Evropiane është si historia e Kësulëkuqes, ka përfunduar

schedule13:04 - 5 Prill, 2023

schedule 13:04 - 5 Prill, 2023

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin sulmoi sërish Superligën Evropiane në fjalimin e tij hapës në Kongresin e UEFA-s.

Superliga Evropiane është rikthyer përsëri temë dhe presidenti i UEFA-s nuk ka hezituar t’i lëshoj disa sulme apo thumba për ‘themeluesit’ dhe përkrahësite këtij kompeticioni.

“Nuk ka kuptim t’i referohemi kësaj tentative nga dy financierë dhe një zëdhënës. Ata thonë se duan të shpëtojnë futbollin. E vërteta është se Superliga dhe drejtuesit e saj janë personazhe të Kësulëkuqes, të përgatitur për të ngrënë gjyshen. Për fat, askush nuk vdiq me të”.

Ceferin ka folur edhe për gënjeshtra kur tregon historinë e Superligës Evropiane.

“Është një shfaqje egoizmi, lakmi ndaj solidaritetit. Gënjeshtra të turpshme. Trashëgimtarë në vend të ndërtuesve. Luftoni për përfitime ekonomike në vend që të luftoni për trofe. Futbolli është sporti i njerëzve. Privatizimi i futbollit është një mit dhe kjo duhet ndryshuar. Ligat dhe konkurrenca e tyre është gur themeli i projektit tonë”, përfundoi presidenti i UEFA-s./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!