Ashtu siç pritej, Aleksander Ceferin është konfirmuar edhe për një tjetër katër vjeçar në krye të UEFA-s si presidenti i këtij institucioni të rëndësishëm në futbollin evropian.
Kongresi i 47-të i UEFA-s mblodhi së bashku në Lisbonë presidentët dhe sekretarët e përgjithshëm të 55 shoqatave anëtare të UEFA-s për të marrë vendime që ndihmojnë në formësimin e futbollit evropian.
Ceferin nuk kishte asnjë kandidat përballë, kështu që votimi për rizgjedhjen e tij ishte thjesht formalitet.
“Dua t’u falënderoj nga thellësia e zemrës për mbështetjen. Është nder dhe përgjegjësi e madhe kjo detyrë. Dua t’u premtoj se do të jam më të mirën time për të mos ju zhgënjyer juve dhe futbollin”, deklaroi 55-vjeçari./ h.ll/abcnews.al