Donald Trump ka thënë se SHBA-ja “po shkon për dreq” në një fjalim sfidues pasi u deklarua i pafajshëm për falsifikimin e të dhënave të biznesit për të fshehur informacione të dëmshme përpara zgjedhjeve të 2016-ës.
Ish-presidenti u akuzua për 34 vepra penale në një gjykatë në Manhattan të martën. Këto kanë të bëjnë me një pagesë të fshehtë për yllin e filmave porno Stormy Daniels, e cila ka deklaruar se ata kishin një lidhje jashtëmartesore.
Trump është presidenti i parë amerikan në histori që përballet me një gjyq penal.
“Krimi i vetëm që kam kryer është të mbroj pa frikë kombin tonë nga ata që kërkojnë ta shkatërrojnë atë,” u tha 76-vjeçari mbështetësve që ishin mbledhur në shtëpinë e tij në Mar-a-Lago në Florida, pasi ai u paraqit në gjykatë.
Ai tha se rasti ishte thjesht pjesë e një komploti demokratik për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm, në të cilat ai kandidon.
/abcnews.al