Ishte me babain e saj duke udhëtuar drejt Greqisë, humb jetën në mënyrë të mistershme 17-vjeçarja shqiptare

schedule10:11 - 5 Prill, 2023

schedule 10:11 - 5 Prill, 2023

Një 17 vjeçare shqiptare ka humbur jetën në mënyrë misterioze. Mediat greke shkruajnë se adoleshentja shqiptare ishte dërguar me urgjencë në qendrën shëndetësore të Amfilochia nga babai i saj, por më pas kishte humbur jetën.

Ndër të tjera thuhet se shqiptarja identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur po udhëtonte me të atin nga Shqipëria, kur papritur në rrugë, është ndjerë keq dhe ka humbur ndjenjat.

Babai i saj e ka dërguar me  urgjencë në qendrën shëndetësore, por mjekët nuk mundën t’i vinin në ndihmë.

Ndërkaq pritet që autopsia do të hedhë dritë mbi shkaqet e vdekjes së saj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!