Aleksandër Lukashenko pritet të vizitojë sot Moskën për bisedime me presidentin rus Vladimir Putin në sfondin e luftës në Ukrainë. Të dy liderët do të diskutojnë përparimin në marrëdhëniet Rusi-Bjellorusi, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga Kremlini.
Në ditën e dytë të vizitës së presidentit bjellorus në kryeqytetin rus, Lukashenko dhe Putin do të zhvillojnë bisedime mbi “çështjet aktuale dypalëshe dhe ndërkombëtare “, thuhet në deklaratë.
Ndër çështjet dypalëshe është vendosja e armëve bërthamore taktike në tokën bjelloruse në kufi me Poloninë, siç njoftoi Putin gjatë fundjavës.
Çështjet ndërkombëtare që do të diskutohen ka të ngjarë të përfshijnë luftën në Ukrainë dhe reagimin ndaj anëtarësimit të Finlandës në NATO.
/abcnews.al