Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Kosovës, Besnik Bislimi zhvilloi një takim këtë të martë në Bruksel me Komisionerin për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bislimi u shpreh se u diskutua për suksesin dhe arritjet e Kosovës dhe hapat që duhen ndërmarrë në të ardhmen.
“Qëndrimi im në Bruksel sot filloi me Komisionerin Oliver Varhelyi ku diskutuam për suksesin dhe arritjet e Kosovës, rrugën tonë të domosdoshme evropiane dhe hapat e ardhshëm që duhet të ndjekim. Përkushtimi dhe përgjegjësia është rruga përpara drejt së ardhmes sonë në familjen evropiane”, shkroi Bislimi në Twitter.
My stay in Brussels today began w/Commissioner @OliverVarhelyi where we discussed Kosova’s success & achievements, our indispensable European path and next steps to follow.
Dedication & responsibility is the way forward towards our future in the European family. pic.twitter.com/bBo1skhrKE
— Besnik Bislimi (@BislimiBesnik) April 4, 2023