Marrëveshja Kosovë-Serbi, Arifaj: Mungon gatishmëria politike për të ecur përpara, s’ka besim mes palëve

schedule16:25 - 4 Prill, 2023

schedule 16:25 - 4 Prill, 2023

Analisti Ardian Arifaj në një lidhje live nga Prishtina për emisionin “Ballkan Update” në Abc News tha se mes palëve të Kosovës dhe Serbisë nuk ka gatishmëri për të ecur përpara me implementimin e marrëveshjes. Gjatë intervistës me gazetaren Linda Karadaku, ai tha se nuk ka besim.

“Si duket mungon gatishmëria politike për të lëvizur përpara ndërmjet dy vendeve. Ekziston një hendek i madh mosbesimi dhe rrjedhimisht refuzon të fillojë të implementojë të cilado qofshin pikat e marrëveshjes. Duke pritur që pala tjetër të jetë e para implementimin e marrëveshjes. Ka qenë Kosova ajo që ka plotësuar shumicën e marrëveshjeve. Shumica e vonesave të palës kosovare kanë ardhur për shkak të mungesës së përgatitjes profesionale, teknike sesa nga dëshira për të zvarritur implementimin e marrëveshjes.

Shumica e vonesave janë bërë nga pala serbe siç është ajo nga diplomat, ndërtimi për vendkalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë. Kur kemi parasysh tensionet e 6 muajve të fundit të vitit të kaluar, ka një nivel të madh mosbesimi mes palëve dhe asnjëra nuk është e gatshme të fillojë implementimin. I mbetet ndërmjetësve që të ndërtojnë ura mirëbesimi mes palëve që t’i inkurajojnë të implementojnë pikat dhe të krijojnë një farë mirëbesimi.”, tha Arifaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!