Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Xavi: UEFA dhe Negreira nuk diskutohen në dhomën e zhveshjes. Tebas? Nuk e njoh

schedule15:54 - 4 Prill, 2023

schedule 15:54 - 4 Prill, 2023

Trajneri i Barcelonës, Xavi,  ka folur në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër Real Madrid. Ndër temat e mbuluara padyshim ishin edhe ngjarjet jashtë fushës.

“Çështjet josportive nuk hyjnë në dhomat e zhveshjes. Ne flasim se si të mbrohemi, si të sulmojmë, nuk po flasim për UEFA-n apo Negreira.

Ne jemi të fokusuar te ndeshja e nesërme. Real Madrid do të vijë me një dëshirë të madhe për hakmarrje dhe ne duam të tregojmë se mund të fitojmë përsëri. “Camp Nou” do të jetë një tenxhere me presion për ta.

TEbas? Nuk e njoh”, është shprehur Xavi./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!