E pabesueshme ajo që ka ndodhur në Meksikë gjatë një ndeshjeje të Liga MX mes Club America dhe Leon. Gjyqtari i ndeshjes, Fernando Hernandez, humbi durimin dhe u hodh drejt një lojtari dhe e goditi me gju në pjesët intime.
Videoja u bë virale në të gjitha rrjetet sociale, dhe pasi e bëri këtë veprim, gjyqtari kryesor ishte tepër i qetë.
Në minutën e 65-të, lojtari Jaine Barreiro sapo ishte ndëshkuar me karton të verdhë, kur shoku i tij i skuadrës, Lucas Romero, u vërsul drejt arbitrit i zemëruar, duke kërkuar shpjegime për kartonin e verdhë. Mbrojtësi qendror kështu u gjend ballë për ballë me Hernandez. Në nerva e sipër, pasi kishte disa çaste i rrethuar nga lojtarët duke dhënë shpjegime për një situatë, ai e humbi turuan duke ngritur gjurin e duke goditur Romeron në pjesët intime. Mesfushoir, i cili u rrëzua në tokë duke shkaktuar një rrëmujë në fushë, u ngrit përsëri në këmbë duke vazhduar më pas ndeshjen.
Ndërkohë, Komisioni Meksikan i Arbitrazhit kërkon të shohë qartë se çfarë ka ndodhur në stadiumin “Azteca”. Pamjet e incidentit janë në fakt në analizë, siç raportohet nga vetë Komisioni në një dekalratë.
“Komisioni i Arbitrazhit informon se do të hapet një proces hetimor për ngjarjet e ndodhura me gjyqtarin Fernando Hernandez në ndeshjen Club America kundër Leon.”/ h.ll/abcnews.al
El arbitraje de Fernando Hernández. Un rodillazo a un jugador de León.
¿Opiniones?pic.twitter.com/xOs82O8c5m
— Joaquín López-Dóriga (@lopezdoriga) April 2, 2023