Kremlini ka paralajmëruar se do të marë masa pas anëtarësimit të Finlandës në NATO, me palën ruse që ka theksuar se zgjerimi i aleancës është një goditje për sigurinë e saj.
“Ky është një përkeqësim i situatës. Zgjerimi i NATO-s është një goditje për sigurinë tonë dhe interesat tona kombëtare” , tha zëdhënësi i Kremlinit , Dmitry Peskov.
“Kjo po na detyron të marrim masa ”, shtoi ai pa dhënë detaje.
Paralajmërimi i Peskov vjen në ditën kur Finlanda do të anëtarësohet zyrtarisht në aleancë dhe bëhet anëtarja e 31-të i NATO-s.
Vendimi i vendit për t’u bashkuar me aleancën i jep fund neutralitetit të tij tradicional.
Kërkesa është depozituar 11 muaj më parë, pas luftës së Rusisë në Ukrainë, e cila, sipas lidershipit politik të vendit, është bërë për arsye sigurie pasi ata ndajnë 1300 kilometra kufi me palën ruse.
/abcnews.al