Një 50 vjeçar ka humbur jetën këtë të hënë në Lezhë.
Sipas policisë shtetasi Ndue Gjinaj, duke punuar në fabrikën e miellit në pronësi të tij, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital.
“Rreth orës 15:30, në fshatin Rrilë, Lezhë, shtetasi N. Gj., 50 vjeç, duke punuar në fabrikën në pronësi të tij, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital.
Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al