Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Kroacia dhe Bosnja me marrëveshje për tubacion gazi, për të zvogëluar varësinë nga Rusia

schedule17:00 - 28 Prill, 2026

schedule 17:00 - 28 Prill, 2026

Kroacia dhe Bosnja kanë nënshkruar të martën një marrëveshje për të ndërtuar një tubacion gazi, të projektuar për të zvogëluar varësinë energjetike nga Rusia në rajonin e paqëndrueshëm të Ballkanit.

Tubacioni Jugor i Ndërlidhjes do të lidhë Bosnjën me rrjetin e gazit të Kroacisë dhe terminalin e gazit natyror të lëngshëm në ishullin Krk të Detit Adriatik.

Bosnja ka caktuar një kompani me seli në SHBA, AAFS Infrastructure and Energy, si investitor dhe zhvillues të projektit.



Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq dhe kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjës, Borjana Kristo, nënshkruan marrëveshjen në prani të sekretarit të Energjisë të SHBA-së, Chris Wright në margjinat e një samiti të vendeve të rajoneve të Baltikut, të Detit të Zi dhe Adriatikut.

Plenkoviç ka thënë në mediat sociale se tubacioni i gazit do të ndihmonte në diversifikimin e furnizimeve.

“Ne po forcojmë sigurinë dhe pavarësinë energjetike… gjë që është veçanërisht e rëndësishme në këto rrethana sfiduese globale”, ka shkruar ai.

Bosnja aktualisht importon praktikisht të gjithë gazin e saj nga Rusia nëpërmjet tubacioneve që kalojnë nëpër Serbinë fqinje dhe nëpër Bullgari përgjatë rrugës TurkStream.
Investimi i ri në tubacionin e gazit mund të arrijë deri në 1.5 miliardë dollarë, kanë raportuar mediat lokale.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!