SHKOZET- Një shpërthim i fuqishëm tronditi pak më parë lagjen 14 në Shkozet. Një sasi lënde eksplozivi iu vendos makinës tip “Golf” në pronësi të Aldi Mustafës. Abc News ka siguruar pamjet e shpërthimit.
Në momentin e shpërthimit, 37-vjeçari ka qenë vetëm në automjet, por nuk pësuar lëndime dhe dëmet kanë qenë vetëm materiale. Mustafa nuk është një emër i panjohur për policinë e Shtetit.
Ai njihet për lidhjet e tij me bandat dhe miqësinë me Aleksandër Lahon ose i njohur ndryshe si “Rrumi” i Shijakut. Grupi hetimor ka nisur punën dhe po punon për zbardhjen e kësaj ngjarjeje , e cila terrorizoi banorët e lagjes 14 në Shkozet/n.m.abcnews.al