Pak minuta më parë një automjet tip “Golf” shpërtheu në lagjen 14 në Shkozet. Dyshohet se automjetit në pronësi të Aldi Muftafës i është vendosur tritol.
Në momentin e shpërthimit, 37-vjeçari ka qenë vetëm në automjet, por nuk pësuar lëndime dhe dëmet kanë qenë vetëm materiale.
Aldi Mustafa ndërkohë nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi njihet për lidhjet e tij me bandat dhe miqësinë me Aleksandër Lahon ose i njohur ndryshe si “Rrumi” i Shijakut. Ky i fundit një nga personat më të përfolur për ngjarjet kriminale, përfshirë edhe atentatin ndaj ish-prokurorit, Arjan Ndoj.
LEXO EDHE: Shpërthen makina në Shkozet, dyshohet iu vendos lëndë plasëse
Muftafa në gusht të vitit 2021 ra në prangat e policisë si një nga 3 personat që kishte planifikuar një vrasje në Durrës, kundrejt pagesës.
Edhe më parë është dënuar me 10 vite burg për veprat penale, “Kanosja” dhe “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.
Njoftimi i policisë:
Shkozet, Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 14:00, në aksin rrugor Shkozet – Durrës, në automjetin në lëvizje, që drejtohej nga shtetasi A. M., 37 vjeç (i vetëm në automjet), në gomën e pasme, në krahun e pasagjerit, dyshohet se ka shpërthyer lëndë eksplozive.
Nga shpërthimi i lëndës eksplozive nuk ka persona të dëmtuar, por vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor po vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.r.t/abcnews.al