Një makinë ka shpërthyer mesditën e kësaj të hëne në Durrës. Gazetari Leonidha Musaj, raporton për ABC News se ngjarja ka ndodhur në lagjen 14 në Shkozet, ku dyshohet se ka shpërthyer një makinë tip Golf me xhama të zinj, në pronësi të shtetasit Aldi Mustafa.
Paraprakisht dyshohet se automjetit mund t’i jetë vënë lëndë plasëse. Shpërthimi ka ndodhur ndërsa makina, në pronësi të Aldi Mustafës ishte në ecje.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e saj. /abcnews.al