Të pranishëm në panairin e verës në Itali, së bashku me kryeministrin Rama dhe Dimitar Kovacevskin, Aleksadër Vuçiç u pyet për Kosovën dhe marrëdhënies mes tyre.
Vuçiç tha për procesin për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, se nuk duhet ta shohin me pikëpamje agresive dhe se nuk është momenti dhe as e duhur që të ketë një përplasje të dytë.
– Pyetje për Presidentin Aleksandër Vuçiç dhe pastaj për kryeministrin Edi Rama. Gjatë vizitës së fundit të kryeministrit Kovaçevski në Beograd, Kryeministrja jonë Ana Brnabic u shpreh se nuk ka arsye ekonomike për ta kundërshtuar këtë nismë dhe arsyet mund të jenë vetëm të një natyre politike. Në këtë kuptim, sa përbëjnë barrë arsyet politike për anëtarët e kësaj nisme dhe kryesisht i referohem çështjes së Kosovës dhe Metohisë dhe marrëdhënies midis Serbisë dhe Shqipërisë sepse gjatë muajve të fundit kemi pasur shumë veprime të njëanëshme të Prishtinës dhe të dyja palët i shohin ndryshe këto veprime.
Presidenti i Republikës së Serbisë Aleksandar Vuçiç: Do bëj maksimumin që të flas sa më shkurtimisht që të jetë e mundur. Po, ne nuk biem dakord për një sërë çështjesh e sidomos për këtë çështje që ju përmendët, por unë nuk qortoj Edin, ai nuk e bën këtë me mua. Ne mund të përgënjeshtrojmë pretendimet e njëri-tjetrit, por nuk e bëjmë këtë kur flasim për bashkëpunim e bashkëveprim dhe besoj që ajo çfarë tha Ana është pak a shumë e gjitha.
Fakti që ekonomia është themeli real për marrëdhënie më të mirë dhe jam krenar që qytetarët shqiptarë kur vijnë pavarësisht se në ç’pjesë të Serbisë, në Beograd apo në pjesë të tjera, ndihen të sigurtë, të siguruar dhe mjaft të mirëpritur dhe më duhet të them që është thuajse e njëjta gjë, kur serbët apo qytetarët e tjerë të Serbisë, shkojnë në Shqipëri. Ndodh e njëjta gjë. Por kundërpyetja ime retorike do të ishte gjithmonë, po mirë, çfarë duhet të bëjmë?! Të luftojmë më shumë?! Të zihemi më shumë?! Të kemi më shumë përplasje?! Të bëjmë një Ukrainë tjetër apo çfarë?
Sepse shoh që ka shumë njerëz në Serbi, që do të donin të shihnin një përplasje të madhe a nuk di çfarë. Çfarë prisni nga ne?! Në qoftë se prisni nga ne që ta bëjmë këtë ngarkesë politike edhe më të madhe, edhe më të rëndë për të gjithë qytetarët serbë apo qytetarët shqiptarë?!
Unë do të bëj maksimumin tim për ta shmangur dhe besoj se dhe Edi po bën të njëjtën gjë. Kjo është ajo çfarë bëjnë njerëzit e përgjegjshëm dhe seriozë. Është e lehtë që të marrësh pikë, të fitosh pikë politike duke fyer, duke iu kthyer kryeministrit Rama sot dhe të thuhet: “Ja, ai u soll si hero! Ja tha të gjitha!”
Ne i dimë dallimet tona dhe mund të jetojmë me to. Jetojmë me to sepse qytetarët tanë duhet të jetojnë e duhet të lidhen me njëri-tjetrin. Unë besoj në miqësinë e ardhshme të qytetarëve shqiptare dhe serbë dhe mendoj dhe sot se marrëdhëniet midis dy popujve tanë janë më të mira seç kanë qenë,falë miqve tanë shqiptare dhe pjesërisht falë nesh, gjithashtu. r.t/abcnews.al