Një ministre e qeverisë franceze do të shfaqet në kopertinën e revistës Playboy. Marlene Schiappa, e cila është ministre për ekonominë sociale dhe shoqatat në qeverinë e Emmanuel Macron, do të shfaqet e zhveshur plotësisht së bashku me një intervistë prej 12 faqesh në edicionin francez të revistës.
Vendimi i saj për t’u shfaqur në kopertinë është kritikuar nga kolegët politikanë të cilët aktualisht po përballen me një reagim të madh për reformat e pensioneve të Macron.
Invité ce matin sur Europe1 le Ministre de l’intérieur @GDarmanin apporte son soutien à @MarleneSchiappa sur sa Une Une de #playboy. Il cite Cookie Dingler : « vous ne me ferez pas dire de mal de Marlène Schiappa (…) être une femme libérée, c’est pas si facile » pic.twitter.com/pz50OoQdls
— Jeanne Baron (@jeannebarontv) April 2, 2023
Rritja e moshës së pensionit shtetëror nga 62 në 64 vjeç ka shkaktuar grevat dhe protestat më të dhunshme që Franca ka parë në vite.
Deputetja e Gjelbër, Sandrine Rousseau u shpreh për kanalin televiziv BFM: “Ku është respekti për popullin francez?
Njerëz që do të duhet të punojnë edhe dy vjet, që po demonstrojnë, që po humbasin ditët e rrogës, që nuk po arrijnë të hanë për shkak të inflacionit.
Trupi i grave duhet të ekspozohet kudo, nuk e kam problem këtë, por ka një kontekst social”./abcnews.al