Skuadra e Milanit fitoi në miqësoren ndaj skuadrës shqiptare që luan në kampionatin e Kosovës, Feronikeli. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës përfundoi me rezulton 2-0 ne favor të gjigandit italian të futbollit. Kuqezinjtë ishin dukshëm më mirë se Feronikeli edhe pse nuk ia doli të fitonte me goleadë. Trajneri Xhampaolo nuk i kurseu yjet në këtë përballje duke inkuadruar në lojë futbolliste si Suso, Andre Silva, Kalabria, CCalhanoglu apo Donaruma. Sfida u zhbllokua në minutën e 26 të takimit me autor Suso. Spanjolli realizoi nga goditja e dënimit dukë marrë duartrokitjet e të pranishmeve në stadium. Pjesa e parë përfundoi me avantazhin e kuqezinj e ndërkohë që në fraksionin e dytë nuk pati surpriza dhe Milan realizoi edhe golin që vulosi takimin. Fabio Borino vulos për shifrat 2-0 duke shënuar gol një aksion të bukur. Feronikeli tentoi në disa raste të vendoste në vështirësi Donarumen por pa rezultat. Milani ishte favorit absolut në këtë takim dhe ia doli të largohet me fitore nga Prishtina./ABC News Albania 24/7
Milani fitoi miqësoren ndaj Feronikelit
schedule15:30 - 11 Gusht, 2019
schedule 15:30 - 11 Gusht, 2019