Victor Osimhen ka bërë me “dhimbje koke” skuadrën e Napolit dhe Spallettin.
Sulmuesi nigerian është kthyer nga ndeshjet e tij me kombëtaren duke u ankuar për një shqetësim në aduktorin e majtë dhe testet mjekësore kanë treguar një problem muskular.
Për momentin shkalla e dëmtimit dhe periudha e rikuperimit nuk është ende e qartë, por “bomberi” i Napolit me siguri do të humbasë ndeshjen e madhe kundër Milanit e cila do të luhet të dielën në mbrëmje.
Gjendja fizike e Osimhen do të rivlerësohet javën e ardhshme. Megjithatë, prania e tij është në dyshim edhe për ndeshjen e parë të Champions League, po kundër Milanit më 12 prill./ h.ll/abcnews.al
? Report allenamento https://t.co/Lmpluxybnq
— Official SSC Napoli (@sscnapoli) March 31, 2023

