Real Madrid ka vendosur të vë bast të fuqishëm për Alexis Mac Allister, mesfushorin argjentinas i cili luan te Brighton.
Spanjollët duan një lojtar që mund të mbrojë dhe të sulmojë dhe shpërthimi me Argjentinën në Kupën e botës e ka vënë atë në shënjestrën e “Los Blancos”. Konkurrenca ekziston, pasi Arsenali dhe Manchester United po e vërejnë me kujdes situatën.
Brighton nuk ka ndërmend ta shesë xhevahirin e tij pa një shumë të lartë. Duke parë që partneri i tij në mesfushën e kombëtares argjentinase, Enzo Ferndandz u ble për 127 milionë euro nga Chelsea, klubi anglez kërkon 150 milionë euro për kartonin e tij.
Kjo shifër konsiderohet tepër e lartë për Real Madrid dhe thuhet se nuk kanë ndërmend të kalojnë përtej 110 milionë eurove./ h.ll/abcnews.al