Kur të relaksohesh do të thotë të bësh muskuj: Kristi provon masazhin sportiv

schedule21:33 - 10 Gusht, 2019

schedule 21:33 - 10 Gusht, 2019

Në verë, gjatë pushimeve, jemi mësuar të zhvillojmë aktivitete nga më të ndryshmet si, sport, stërvitje të llojeve të ndryshme, zhytje, xhiro me jet ski, të cilat kontraktojnë muskulaturën. Për të çliruar gjithë kontraktimet muskulore ju nevojitet një masazh sportiv.

Por për çfarë shërben masazhi sportiv?

Ky masazh shërben për çlirimin e muskujve të kontraktuar.

Për një performancë më të mirë sportive, si për njerëzit që merren me një lloj aktiviteti fizik ashtu edhe për ata që merren me lojëra të ndryshme.

Masazhi sportiv e përmban dhe masazhin e relaksim por është një masazh më i fortë dhe nuk mund ta bëj çdo njeri./abcnews.al