Ishte Fernando Alonso ai që shënoi kohën më të shpejtë në seancën e dytë të testeve të lira të Çmimit të Madh të Australisë, përpara se shiu të pengonte garën të ulte kohën e spanjollit.
Pas pilotit shumë aktiv të Aston Martin janë Charles Leclerc me Ferrarin dhe Max Verstappen i cili sihte më i shpejti në seancën hapëse. Hera e katërt për George Russell në Mercedes përpara pilotit tjetër të Ferrarit Carlos Sainz.
Për të plotësuar dhjetëshen e parë ishin Esteban Ocon, Sergio Perez, Lando Norris, Nico Hulkenberg dhe Pierre Gasly. Vendi i trembëdhjetë për Leëis Hamilton, i cili në seancën e parë ishte mundur vetëm nga Verstappen. Menjëherë pas tij ishte piloti vendas Oscar Piastri me McLaren, i cili megjithatë i hoqi kënaqësinë e vendosjes së kohës më të mirë në asfaltin e lagësht./ h.ll/abcnews.al