Ministrja Fajon: Zbatimi i marrëveshjes së Ohrit kërkon hapa të vështirë

schedule07:50 - 31 Mars, 2023

schedule 07:50 - 31 Mars, 2023

Ministrja e Jashtme sllovene, Tanja Fajon deklaroi se marrëveshja e arritur në Ohër mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç është një bazë e mirë dhe e rëndësishme, është fakti që të dy palët janë të gatshëm për ta zbatuar atë.

Fajon pret që të dyja palët të zbatojnë atë që kanë rënë dakord dhe thekson se është e vetëdijshme që këto janë hapa të vështirë.

Sa i përket protestave në Serbi, Fajon u shpreh nuk do të jetë e lehtë për autoritetet që të zbatojnë atë që është rënë dakord.

“Jam e bindur se qeveria dhe presidenti disi do të bisedojnë me njerëzit, se do të dialogojnë dhe do të shpjegojnë se çfarë është e rëndësishme për të ardhmen e Serbisë dhe për normalizimin e jetës”, tha Tanja Fajon.

E pyetur nëse pret që Prishtina të formojë një komunitet të komunave serbe, ajo u përgjigj pozitivisht.

“E kam thënë tashmë disa herë, është një gjë që Kosova duhet ta bëjë sa më shpejt. Kur? Shpresoj ashtu si e kanë vënë në tekst – menjëherë”, nënvizoi ajo./abcnews.al