Barcelona mund të kërkojë 100 milionë euro nga UEFA nëse përjashtohet nga kompeticioni më i rëndësishëm për klube në Evropë, UEFA Champions League.
Organi më i lartë i futbollit në “kontinentin e vjetër” tanimë po heton rastin e Negreira e nëse UEFA vendos të përjashtojë “katalanasit” nga Champions League sezonin e ardhshëm, klubi “blaugrana” do të ngrejë një padi dhe do të kërkojë dëmshpërblim.
Shifra prej 100 milionë euro bazohet në fitimet e Barcelonës në Champions League çdo sezon. Plus, kjo përfshin dëmet që lidhen me sponsorizimin ose të ardhurat nga mallrat që klubi do të humbasë si rezultat i vendimit të UEFA-s.
Vihet re se UEFA duhet të presë me marrjen e çdo vendimi derisa gjykatat spanjolle të vendosin për çështjen e Negreira, përndryshe, Barça mund të padisë organizatën, në rast të një përjashtimi pa arsye. /i.m /abcnews.al