Partia Demokratike, nën drejtimin e të komanduarit Enkelejd Alibeaj po shkon drejt shkrirjes. Një tjetër kandidat për kryebashkiak, nga ata pak që i zyrtarizoi me shumë vështirësi është tërhequr nga zgjedhjet.
Pasi fusha u la e lirë në bashkitë më të mëdha, përjashtuar kryeqytetin, kandidatët e Alibeajt po tërhiqen njëri pas tjetri, duke mos e përfaqësuar logon e PD-së, në garën e pranverës për pushtetin vendor. Është kandidati i Krujës, Sabah Sheta që heq dorë.
“Kam reflektuar këto ditë dhe kam vendosur të mos bëhem pjesë e asnjë farse politike, të mos i shërbej përçarjes demokrateve dhe qytetareve te mi, atyre qe na respektuan ne si force politike dhe na votuan masivisht ne 25 prill 2021”
Nga moment i zyrtarizimit, numrin e të cilëve nuk e dinte saktë as Alibeaj, janë tërhequr disa kandidatë. Gjergji Gjata i Korcës iku, se bashku më 40 kandidatët për këshillin bashkiak, duke e akuzuar alibeajn se kishte ndryshuar listën. Genc Doci i Kurbinit akuzoi kruen e PD-së se vendosi të mos e zyrtarizoi. Njësoj ndodhi dhe në Vorë, Ibrahim Brukës nuk iu çua emri. Bujar Vreto për Librazhdin gjithashtu u ubë dot pjesë e garës.
Enkelejd Alibeaj tha se kishte rreth 20 kandidatë për 14 majin por me tërhejqet e ditëve të fundit, nuk rezultojnë të jenë më shumë se 11, pothuajse të gjithë në bashki të jugut, përjashtuar Dibrën dhe Vaun e Dejës.
Edhe kryekomisioneri Ilirjan Celibashi konfirmoi shkrirjen e partisë demokratike zyrtare. PD-ja nuk ka më asnjë shans për të cuar emra zëvendësues të atyre që ikën. Enkelejd Alibeaj sakaq është shprehur më parë se do të kërkojë votë, aty ku nuk ka candidate pwr kryebashkiak, për këshillat bashkiakë.
Postimi i plotë:
Këto ditë kam marrë me qindra mesazhe mbështetje nga demokratë dhe qytetarë, që duan një drejtim të ri për Krujën. Nga njëra anë, jam ndier i nderuar për besimin e tyre, por nuk mund të lë pa përmendur pjesën e dytë të mesazheve nga qyetetarët. Ata shprehin keqardhje që opozita është e përçarë, duke i dhënë sërish shans Edi Ramës në Krujë.
Kam reflektuar këto ditë dhe kam vendosur të mos bëhem pjesë e asnjë farse politike, të mos i shërbej përçarjes demokrateve dhe qytetareve te mi, atyre qe na respektuan ne si force politike dhe na votuan masivisht ne 25 prill 2021.
Kjo është arsyeja madhore pse kam vendosur të tërhiqem nga kandidimi për Bashkinë e Krujës në emër të PD. Por kjo nuk do të thotë se do të largohem nga fusha e betejës!
Do të kërkoj çdo votë për logon e Partisë Demokratike, sepse demokratët dhe qytetarët meritojnë të përfaqësohen sa më shumë dhe sa më mirë nga një parti e pakapur nga oligarkët, që nuk është në listën e zezë të SHBA.
Jam i bindur se beteja jonë për 14 majin nuk duhet dhe, të paktën, në Krujë; nuk do të jetë një betejë mes vetes, por vetëm me qeverinë!
Në Krujë, të gjithë e njohin përpjekjen time personale përpara Primareve, por edhe pas tyre, që të kishim një proces të përbashkët dhe gjithëpërfshirës. Kërkova të bashkohemi, por planet e zotit Berisha ishin të ndryshme. Para bashkimit të demokratëve kunder Edi Ramës, Sali Berisha vendosi përçarjen tonë me qëllim bashkepunimin me Ilir Metën.
Me tërheqjen time nga gara për kryetar bashkie dua të përcjell një mesazh për qytetarët e Krujës, Fushe Krujes, Nikles, Thumanes, Bubqit dhe Malesise në 14 Maj, votoni listën e këshilltarëve me logon e Partisë Demokratike. Ka mbaruar koha kur ne falim pushtet, qoftë Edi Ramës, qoftë Ilir Metës. Është koha për të forcuar Partinë Demokratike dhe për të siguruar të ardhmen e saj!
Me respektin me te madh per ju Sabah Sheta!/abcnews.al