Kavajë/ Vranë njëri-tjetrin, policia: Dy viktimat kishin ndryshuar emrat

schedule21:07 - 29 Mars, 2023

schedule 21:07 - 29 Mars, 2023

Policia ka bërë me dije të tjera detaje rreth ngjarjes me dy viktima në qytetin e Kavajës.

Altin Rexha dhe Edmond Gosa, si pasojë e një konflikti të mëparshëm, janë përplasur mbrëmjen e sotme, ku ka qenë fillimisht Gosa ai që qëlluar me thikë Rexhën, më pas ky i fundit ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar në drejtim të kavajasit.

Si pasojë e plagëve të marra të dy shtetasit ndërruan jetë rrugës për në spital.

Sipas banorëve të zonës, Rexha ishte i ardhur nga Kukësi, ndërsa në momentin e ngjarjes kishte pasur përdore djalin e tij të mitur.

Uniformat blu bëjnë me dije se dy viktimat kanë ndryshuar emrat e tyre, përkatësisht, Altin Rexha në dokumenta e ka Sali Rexha, ndërsa Edmond Gosa  në dokumenta e ka Armand Gosa.

Njoftimi i policisë:

Nga verifikimet e sakta të kryera nga grupi hetimor, pas gjetjes së dokumenteve të identifikimit, shtetasi Altin Rexha e ka ndryshuar emrin dhe në dokumente e ka Sali Rexha.

Në vijim të informacionit të dhënë në lidhje me ngjarjen në Kavajë, ju informojmë se nga verifikimet e sakta të kryera nga grupi hetimor, pas gjetjes së dokumenteve të identifikimit, shtetasi Edmond Gosa e ka ndryshuar emrin dhe në dokumente e ka Armand Gosa.  Emrat i kanë ndërruar me gjendje civile.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!