Rama: Rritja e pagave do të shtojë konkurrencën në treg

schedule14:57 - 29 Mars, 2023

schedule 14:57 - 29 Mars, 2023

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë në një takim me punonjësit e një kompanie ndërtimi është shprehur se është e rëndësishme që rritja e pagave të jetë në proporcion të njëjtë si në sektorin privat po ashtu dhe në atë shtetëror.

Rama ka theksuar se rritja e pagës do të ndihmojë dhe në rritjen e konkurrencës në treg , ku specialistët do të jenë më të shumtë në numër dhe jo vetëm disa persona që kanë ngelur këtu për shkak të pandemise.

“Rritja e pagave në sektorin publik reflekton menjëherë edhe në sektorin privat si rezultat i faktit që reflektohet në një mekanizëm balance. Ajo që i ndodh sot shtetit është mungesa konkurruese me aktorë të tjerë siç janë bankat apo institucionet private dhe ato që kemi sot specialistët janë ose ato që janë prej vitesh në administratën e shtetit apo që kanë një dozë ekstra për të kontribuar për shtetin, ndonjë që e ka penguar pandemia etj. në këto kushte e kemi të vështirë që ekspertëve më të mirë të financave tu themi qëndroni këtu, tu themi mjekëve që të qëndrojnë këtu e mos të kenë nevojë që të ikin në spitalet private, tu themi atyre që na duhen sot si buka e përditshme që janë specialistët e teknoplogjisë së lartë se ne n ga tregu privat nuk i tërheqim dot por u themi po se ne kemi kushte konkurruese dhe e anasjellta do të ndodhë edhe me privatin”, është shprehur ai.

Ndër të tjera ai ka deklaruar se është e rëndësishme që të theksohet fakti që punonjësit e ndërtimit të kenë të njëjtat kushte siç ndodh në vendet e rajonit, pasi të gjithë e dimë se nuk mund të krahasohemi me vendet në zhvillim.

Gjithashtu ai ka theksuar se nëse do të punonim në Angli ose Gjermani do të merrnim parasysh dhe taksat dhe shpenzimet që janë atje.

“Ca me hir e ca me pahir do të arrijmë që të kemi paga që të mos i detyrojmë punëtorët e ndërtimit që të shkojnë nëpër skelat në rajon, se krahasimi me Gjermaninë dhe Britaninë është gjë tjetër. Por është mundësia që të shpjegojmë se nuk është vetëm matje lekë për lekë se vërtet këtu merr aq por thuajse paguan asgjë për taksat dhe sigurimet shoqërore që janë minimale krahasuar me atje.

Mos të flasim për qiratë, transportin apo për lloj lloj faturash dhe në fund të muajit nuk ngelet gjë e madh dhe përveç faktin që je larg, për të kap shqiptarin tjetër duhet të presësh ditën e dielë, nuk ka që të ngrihesh dhe ikësh në punë avash avash, as kafen nuk e kanë si ne. duhet që të matesh mirë para se të marrësh rrugën, por është një llogari shumë më afër barazimit sesa duket”, ka thënë kreu i qeverisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!