“Kemi një dorë një plan ambicioz”, Rama: Synojmë rritjen e pagës mesatare në 900 euro

schedule13:22 - 29 Mars, 2023

schedule 13:22 - 29 Mars, 2023

Kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria ka në dorë një plan ambicioz dhe të arsyeshëm për rritjen e mëtejshme të pagave.

Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Rama u shpreh se pas rritjes së pagës minimale, tanimë synohet rritja e pagës mesatare në 900 euro.

Sipas kreut të qeverisë, kjo rritje do të bëhet në dy faza.

“Kemi në dorë një plan shumë ambicioz dhe shumë të arsyeshëm për një rritje pagash, e cila synon të mundësojë ngritjen në harkun e këtyre dy viteve të 2023-2024, në nivelin e lartë të rajonit. Synon të realizojë një target për pagën mesatare 900 euro. Jemi në kushtet e një mundësie të re, një mundësi që do ta shfrytëzojmë maksimalisht dhe pas rritjes së pagës minimale, tani mund të shkojmë drejt rritjes së pagës mesatare, në dy faza. Do të kemi një rritje tani, së shpejti për një pjesë dhe të shkallëzuar”, theksoi ai./abcnews.al