Situata te PSG është e ndezur dhe në fund të sezonit priten largime të konsiderueshme.
Një nga këto largime pritet të jetë edhe tekniku francez, Christophe Galtier, i cili nuk ka kënaqur drejtuesit e klubit me paraqitjen e tij.
Kjo gjë ka bërë që PSG të jetë në gjurmët e Roberto Mancinit, trajnerit italian.
Aktualisht, Mancini është në krye të detyrës me kombëtaren italiane, por mund të largohet para kohe nëse sheikët e klubit francez do të bënin një ofertë të bujshme në drejtim të tij.
Mancini është një trajner me eksperiencë të madhe dhe ata e konsiderojnë si të duhurin për të marrë drejtimin e klubit. Në fillim u synua Mourinho, por me sa duket, portugezi do të respektojë kontratën te Roma./ h.ll/abcnews.al